Covid-19 ‘shpartallon’ arsimin në Elbasan, Durrës e Kamëz/ Nga drejtues, te mësues e nxënës të infektuar

Ka rezultuar pozitiv me koronavirusi Drejtori i Zyrës Arsimore Kamzë.

Gjithashtu mësohet se ai është shtruar në spital pasi gjendja e tij shëndetësore pas infektimit është rënduar.

Nga ana tjetër, gjatë ditës së sotme në Durrës kanë rezultuar pozitivë tre tre punonjës të zyrës arsimore të qytetit. Pas konfirmimit me Covid, zyrat që përdoren nga tre të infektuarit janë mbyllur.

Ndërkohë në Elbasan janë konfirmuar pozitivë për Covid-19 tre mësues dhe një nxënës në gjimnazin “Kostandin Kristoforidhi”.

Ditën e nesërme, zyrtaret e ISHP do marrin vendimin nëse do të vijohet apo jo mësimi në këtë gjimnaz.

Ngjarja paraprake

Lamtumirë Agim, lamtumirë burrë i Kosovës, që i rezistove fuqishëm Serbisë! 

Ngjarja e ardhëshme

Nga mesnata hiqen testet PCR me rajonin

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian