Covid-19 prek edhe trajnerin e Milanit

Stefano Pioli nuk do të jetë në stolin e Milanit në sfidën e fundjavës që kuqezinjtë do të luajnë në transfertë ndaj Napolit.

Tekniku, i infektuar me koronavirus ditë më parë, ka rezultuar pozitiv edhe ne testin e fundit që ka kryer.

Pioli do të vazhdojë të qëndrojë i izoluar, pra larg stafit dhe futbollistëve të tij.

Milani njoftoi dy ditë më parë pozitivitetin e trajnerit, pas një testi të shpejtë, ndërsa të gjithë të pjesëtarët e tjerë kishin patur rezultat negativë.

Tamponi i kryer së fundi ka konfirmuar përfundimisht infektimin e tij me COVID-19.

Ngjarja paraprake

Covid-19, nisin hetimet për vdekjen e 41-vjeçares në spitalin e Shtipit

Ngjarja e ardhëshme

Sofja betonon veton ndaj Shkupit para vendimit të Këshillit në Bruksel

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian