COVID-19 në Kosovë/ Vazhdon rënia e numrit të rasteve aktive

Edhe sot në Kosovë, numri i të shëruarve nga koronavirusi ka qenë më i lartë sesa i rasteve aktive.

Për 24 orë janë shëruar 884 pacientë dhe janë shënuar 561 raste të reja me koronavirus

Në të njëjtën periudhë kohore janë shënuar edhe 11 raste të vdekjes, gjë që e ka dërguar kështu numrin e vdekjeve në 1148.

Por, aktualisht në Kosovë tash e 6 ditë bilanci i të shëruarve është në rritje dhe përherë më i lartë sesa numri i rasteve të reja.

Aktualisht në Kosovë janë 12,253 raste aktive ose rreth 1530 raste aktive më pak sesa para 6 ditësh.

Shqetësuese për autoritetet përgjegjëse në Kosovë mbetet numri i lartë i vdekjeve, por gjithashtu edhe i pacientëve të hospitalizuar.

Klinikat e QKUK-së dhe Spitalet Rajonale kanë arritur në limitin e kapaciteteve të trajtimit të pacientëve me koronavirus.

Aktualisht rreth 900 pacientë me koronavirus janë të shtrirë në të gjitha spitalet në Kosovë. 

Ngjarja paraprake

​Ja kur hidhet shorti për fazën eliminuese të Ligës së Kampionëve

Ngjarja e ardhëshme

“Po bëjmë të pamundurën”! Protesta për Klodian Rashën/ Një prej policëve rrezikon humbjen e syrit, flet doktoresha e QSUT-së

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian