Covid-19 në botë, afro 40 milionë të prekur dhe mbi 29 të shëruar

Numri i të shëruarve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka shkuar në mbi 29 milionë.

Sipas “Worldometer”, deri në këto momente, 29,130,507 persona e kanë mposhtur virusin pas infektimit.

Numri më i madh i të shëruarve është regjistruar në Indi (6.376.863), ndërsa pas saj radhiten SHBA-ja (5.239.359), Brazili (4.526.975), Rusia (1.039.705) dhe Kolumbia (806.703).

Që nga shfaqja për herë të parë në Kinë dhjetorin e kaluar, koronavirusi është përhapur në gati mbarë botën, duke infektuar mbi 38 milionë njerëz (38,755,295) dhe duke shkaktuar rreth 1,09 milion të vdekur (1,096,998).

Ngjarja paraprake

Edhe 13 shkolla marrin leje për mësim me prani fizike

Ngjarja e ardhëshme

Dënohen mbi 1,000 qytetarë, nuk respektuan Ligjin për Pandeminë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian