COVID-19: Izraeli shënon mbi 8 mijë raste të reja

Izraeli
gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 8,919 raste të reja me COVID-19,
transmeton Gazeta Sinjali.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë izraelite, rastet e fundit kanë thyer rekordin për infeksionet e reja.

Autoritetet përkatëse thonë se 810 pacientë
janë në gjendje të rëndë kurse 206 në ventilator.

CNN raporton se që nga fillimi i pandemisë së
koronavirusit në Izrael janë shënuar rreth 248 mijë raste.

Deri më tani të shëruar janë regjistruar 177 mijë e 752, ndërsa betejën me COVID-19 e kanë humbur 1 mijë e 571 persona. /Gazeta Sinjali/

Ngjarja paraprake

Legjenda e Realit frikësohet se Hazardi do të mbetet një dështim

Ngjarja e ardhëshme

Ish-lojtari i Skënderbeut firmos me skuadrën e re

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian