Covid-19/ Gjykata e Durrësit e mbyllur deri më 20 nëntor

Gjykata e Durrësit vendos të shtyjë afatin e pezullimit të veprimtarisë së saj dhe shërbimeve gjyqësore deri më 20 nëntor.

Ishte parashikuar që togat e zeza dhe punonjësit e tjerë të gjykatës së Durrësit t’i ktheheshin punës ditën e hënë, po situata e infektimeve do të vijojë të mbajë mbyllur dyert e gjykatës.

Me shtimin e rasteve të të infektuarve dhe të dyshuarve në këtë gjykatë u vendos të shtyhet hapja e saj për të shmangur përhapjen e mëtejshme të virusit në rradhët e saj.

Më poshtë vendimi i gjykatës.

Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës ka rezultuar se disa prej gjyqtarëve dhe punonjësve të administratës gjyqësore kanë rezultuar të infektuar nga COVID – 19. Gjendur në këtë situatë të jashtëzakonshme pandemie, Këshilli i Gjykatës, me vendimin nr. 45, datë 04.11.2020, vendosi pezullimin e veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës nga data 05.11.2020-16.11.2020.

Duke qenë se gjatë kësaj periudhe ka pasur raste të shtuara të punonjësve që kanë shfaqur simptoma të infektimit nga COVID – 19, në funksion tё reduktimit të transmetimit të virusit dhe zbatimit me rigorozitet të protokolleve të përcaktuara për situatën COVID – 19, Këshillimi i Gjykatës, bazuar në: nenin 38 të ligjit nr.98/2016, “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”; Aktin Normativ nr.9, datë 25.03.2020 të Këshillit të Ministrave; Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr.243, datë 24.03.2020 “Për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore”; Udhёzimin e Kёshillit tё Lartё Gjyqёsor Nr. 146 datё 27.04.2020 “Pёr përcaktimin e masave pёr kufizimin e pёrhapjes sё COVID-19 gjatë ushtrimit tё veprimtarisë gjyqësore dhe administrative nё gjykata” ; vendimin Nr. 45, datë 04.11.2020 të Këshillit të Gjykatës “Për pezullimin e përkohshëm të veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës”,

VENDOSI:

1. Vazhdimin e pezullimin të veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës, nga data 16.11.2020-20.11.2020, me përjashtim të çështjeve me karakter urgjent, sipas të gjitha parashikimeve të përcaktuara me vendimin Nr. 45, datë 04.11.2020 “Për pezullimin e përkohshëm të veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës”.

Ngjarja paraprake

Kur do të kthehet Arrita?

Ngjarja e ardhëshme

Greqi, çerdhet dhe shkollat fillore do të qëndrojnë të mbyllura për 14 ditë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian