Rreth 338 mijë raste të reja me Covid-19 janë regjistruar në mbarë botën në vetëm 24 orët e fundit.
Ky është rekordi më i ri i vendosur së fundmi që nga fillimi i pandemisë, duke kaluar të gjitha nivelet e pritshmërive.
Lajmi u bë i ditur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në një njoftim zyrtar.
Sakaq rekordin më parë e mbante data 2 tetor, kur u regjistruan rreth 330 mijë infeksione në 24 orë, teksa vdekjet kapën shifrën e 5514 vdekjeve.