Correa frikëson Barcelonën

Mesfushori i Atletico Madrid, Angel Correa, ëndërron një tjetër goditje të bujshme pas Luis Suarez. Futbollisti ka folur për lamtumirën e mundshme të Messi-t nga Barça.

“Kur Messi ka folur për momentin e tij, futbollistët e Atletico Madrid e kanë ndjekur me kujdes situatën”, ka thënë Correa për Super Futbol”.

“Ishim dhe jemi gati ta presim. Dyert e Atletico-s janë gjithmonë të hapura për të. Kush nuk do të donte ta kishte më të mirin në skuadër?”.

Në lidhje me Luis Suarez: “Barcelona ka bërë një gabim të madh. Si kanë lënë të largohet një sulmues që shënon gjithmonë? Shënon gjithmonë dhe ne jemi të lumtur. Është i pabesueshëm”.

Ngjarja paraprake

Fahriye Evcen rikthehet në ekran me një tarifë rekorde

Ngjarja e ardhëshme

Irani pranon dërgesat e parë të vaksinave: Zgjedh ato ruse, jo amerikane

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian