Corona si test stresi për demokracinë

Kriza e Coronës i ka prekur shoqëritë në forma të ndryshme. Më shumë hendeku është rritur mes shteteve dhe shoqërive që dhe më parë ishin të cënuara nga pasojat e digjitalizimit dhe të mbrojtjes së klimës.

Nëse ka qenë rastësi, ishte një rastësi e lumtur: Në të njëjtën kohë me fillimin e Forumit Ekonomik Botëror, WEF këtë vit për shkak të Coronës të zhvilluar virtualisht, fondacioni Bertelsmann publikoi studimin e fundit. Në një kohë që themeluesi i WEF, Klaus Schwab me vendimmarrësit në botë kërkon “në vitin qendror 2021” të  gjejë rrugëdalje nga kriza, studimi i Bertelsmann tregon se sa keq janë të përgatitura vendet e industrializuara për krizën. Kancelarja Anela Merkel bëri të ditur në “Javën e Axhendës së Davosit” “transformime të pëmasave gjigande historike” duke iu referuar digjitalizimit dhe mbrojtjes së klimës. Të dhënat e studimit tregojnë, se që para Coronës në shumë vende të 41 anëtarëve të OECD-së, Organizatës për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Zhvillimin rritja ekonomike kishte rënë, se kishte pasur regres në drejtim të mbrojtjes së klimës, rreziku i varfërisë ishtë rritur, dhe ishte ulur aftësia për reforma. Pasoja: Demokracitë janë vendosur nën trysni.

Si për ta provuar këtë, së fundmi të rinj të dhunshëm në Holandë në disa qytete bënë shkatërrime edhe pasi disa populistë të djathtë nxitën më parë urrejtjen.

Image

Dr. Thorsten Hellmann

Corona nxjerr në pah dallimet në shoqëri dhe i ashpërson

Si bazë e studimit të fondacionit Bertelsmann janë të ashtuquajturit “Sustainable Governance Indicators”, SGI. Në krahasimin vjetor shikohet qëndrueshmëria e rezultateve të punës së politikës, aftësia përballuese e standardeve demokratike ndaj krizave dhe cilësia e mirëqeverisjes. Shumë vende jo vetëm që kishin arritur shumë pak në drejtim të uljes së borxheve, në drejtim të transformimit të ekonomisë drejt një ekonomie promjedisore dhe në drejtim të ngritjes së sistemeve të sigurimit shoqëror, thotë Thorsten Hellmann, një nga autorët e studimit. Në intervistë me DW, ai i referohet rritjes së dallimeve mes vendeve të ndryshme. “Duhet të kemi frikë që pandemia e Coronës këto dallime do t’i nxjerrë në mënyrë të pamëshirshme në pah dhe sidomos do t’i ashpërsojë më tej. Shqetësimi i Hellman: Nëse Corona sjell më shumë varfëri, më shumë dallime në të ardhura, atëherë nga kriza e Coronës mund të pasojë kriza sociale. “Ky si rregull është terreni ushqyes për populistët. Ekziston rreziku që standardet demokratike të pësojnë edhe më tej erozion.”

Humbja e besimit tek qeveritë

Pasojat sociale dhe politike të Covid-19 dhe si njerëzit në Gjermani i qasen atyre i hulumton një ekip në Universitetin e Konstancës. Në dy sondazhe me bazë të gjerë në pranverë dhe në vjeshtë u pyetën rreth 15.000 vetë. Politologu Marius Busemeyer që merret me projektin ka qenë i habitur me përgjigjen ndaj pyetjes, se sa besim kanë njerëzit tek informacionet e qeverisë gjermane për krizën e Coronës. “Aty 50% e të anketuarve janë të mendimit që qeveria vërtet ka informuar sipas të vërtetës. Ishte një shifër ku unë u stepa pak. Kjo do të thotë, që gjysma e të tjerëve kanë dyshime të ndryshme.”

Image

Prof. Marius Busemeyer

Habia ishte e madhe, sepse sondazhet tregojnë, se në Gjermani besimi tek politika në përgjithësi është i lartë.  Ekipi i Busemeyer deri në nëntor nuk kishte konstatuar një rënie masive të besimit tek politika. “Kemi një ndarje jo drejtpërdrejt në mesin e shoqërisë, por në mes të një pakice të radikalizuar dhe pjesës tjetër të shoqërisë.”

Lëvizja e “mendimtarëve lateralë”, kritike ndaj masave kufizuese të qeverisë zhvilloi në Konstancë në tetor një demonstratë me rreth 3000 vetë, sipas të dhënave të policisë. Një shans për studiuesit të mbushnin pyetësorët. Nuk ishte e habitshme, sipas tyre, që besimi ishte shumë i dobët tek qeveria gjermane. Tre nga katër të pyeturit e konsiderojnë të mundshme, se grupe shkencëtarësh e gënjenin me vetëdije opinionin. Po ashtu shumë prej tyre e refuzonin pohimin, se demokracia funksionon mirë. Edhe për mediat tradicionale kishte shumë dyshime. Nëntë nga dhjetë vetë informoheshin përmes kërkimeve të veta në internet, gjysma përmes whatsappit apo grupeve tek Telegram.

Marius Busemayer shikon rrezikun e “zhvillimit të opinioneve publike paralele” dhe se është e vështirë t’i arrish me komunikim këta njerëz. Ai nuk e sheh si të pamundur shndërrimin e protestave kundër masave të Coronës në dhunë edhe në Gjermani si në Holandë. Politologu rekomandon më shumë informim politik dhe ndihma konkrete për grupet e prekura rëndë./DW

Ngjarja paraprake

A do të ketë sukses interpelanca ndaj Dimitrovit?

Ngjarja e ardhëshme

“Ndal sadopak vdekjet e qytetarëve të tu”, mjeku-Ramës: Shqiptarët me fat që për ta mendon BE dhe OBSH

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian