Conte: Një efekt më i rëndësishëm i vaksinës do të shihet në pranverë

Vaksinat do të tregojnë një ndikim më të rëndësishëm në përhapjen e koronavirusit në Itali “në pranverë” kur midis 10 dhe 15 milion njerëz do të vaksinohen, deklaroi sot kryeministri Giuseppe Conte.

Italia, vendi i parë perëndimor që goditet rëndë nga një pandemi, ka konfirmuar mbi 73.000 vdekje si pasojë e COVID-19 që nga fundi i shkurtit. Vendi renditet i pari në Evropë dhe i pesti në botë për sa i përket vdekjeve.

Italia filloi vaksinimin e popullsisë të dielën dhe të parët në radhë janë profesionistët e shëndetit dhe të moshuarit, pasuar nga njerëzit me sëmundje kronike.

“Do të jetë tashmë pranvera kur të shohim ndikimin e parë të rëndësishëm,” u tha Conte gazetarëve në një konferencë shtypi tradicionale në fund të vitit.

Ai përjashtoi mundësinë që vaksinat të bëhen të detyrueshme pasi disa anëtarë të qeverisë thanë se mund të ishte një opsion nëse jo shumë njerëz vaksinohen vullnetarisht.

“Unë bëj thirrje për një përpjekje të përbashkët, le të lëmë mënjanë ideologjinë ose emocionet. Ne do të vaksinohemi,” tha Conte.

12.5 milionë vaksinat e para Pfizer duhet të mbërrijnë në Bashkimin Evropian deri më 1 janar dhe 200 milionë doza duhet të shpërndahen në 27 anëtarët e bllokut deri në shtator.

I pyetur pse Italia nuk ndoqi shembullin e Gjermanisë dhe nuk bleu më shumë vaksina vetë, Conte tha se ajo ishte e ndaluar sipas kushteve të një traktati të mbikëqyrur nga Komisioni Evropian. 

Ngjarja paraprake

Vllaznia, lider në Kampionatin Shqiptar

Ngjarja e ardhëshme

Do ktheheshin në Francë, bllokohen në Rinas një grup udhëtarësh

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian