Conte në sulm

Trajneri i Interit, Antonio Conte, ka thënë se nuk mund të krahasojë veten me Mourinhon dhe Herreran, por në krahun tjetër ka folur për Kloppin. Ai thekson se trajneri gjerman nuk ka fituar asgjë në 4 vitet e para.

“Unë jam një çekiç dhe  e pranoj. Qëllimi është që kundërshtari të përballet jo vetëm me 11 lojtarë, por me një kulturë, një identitet dhe një sistem vlerash.

“Tituj dhe kupat janë konstante. Pa një kulturë fitoreje, kurrë nuk do të arrijmë suksesin e fitores. Mourinho? Këto krahasime janë motivuese dhe më jep përgjegjësinë të fitoj siç e kanë bërë ata.

“Tifozët kanë të drejtë të ëndërrojnë, por nëse marrim sezonin e shkuar ne kemi bërë diçka fantastike. Ne e mbyllën 1 pikë larg Juventusit. Jam krenar që dolëm para Napolit, që ishin pretendentë për titull.

“Çfarë kam fituar është në bazë të asaj se çfarë kam bërë në karrierë. Askush nuk të fal në futboll, madje as Jurgen Klopp që nuk fitoi asgjë në 4 vitet e para. I duhej kohë dhe afrime të rëndësishme në çdo sezon”, – tha ai.

Ngjarja paraprake

Kurti: UÇK-ja nuk ka qenë e asnjërit por e të gjithëve, dhe të gjithë duhet ta mbrojmë atë

Ngjarja e ardhëshme

Shkup, sanksionohen 326 vozitës

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian