Conte: Ne nuk duhet të mendojmë për Milanin, por për vete

Interi nuk ka arritur ta shfrytëzojë dështimin e Milanit.

Përderisa kuqezinjtë u mposhtën nga Atalanta në “San Siro”, Interi luajti baras pa gola në udhëtim te Udinese.

Pas ndeshjes, trajneri i zikaltërve, Antonio Conte, që edhe u përjashtua me të kuq, tha se ai dhe skuadra e tij duhet të mendojnë vetëm për vete, e jo për Milanin.

“Nuk isha i kënaqur me vendimet e gjyqtarëve në lojën shtesë. Ai më ndëshkoi me të kuq. Duhej ta respektoja atë vendim, ani pse nuk më pëlqenin. Gjithsesi, nuk ia dolëm të fitonim. Sa i përket dështimit të Milanit, është diçka që nuk mendoj shumë. Ne duhet të shikojmë vetëm ndeshjet tona”, tha ndër të tjera Conte.

Ngjarja paraprake

Befason Koeman: Nëse nuk mund të them atë çka mendoj, gjeni një trajner tjetër

Ngjarja e ardhëshme

Çarjet misterioze në Antarktik, shumë ekspertë kanë tentuar të shpjegojnë rrëzimin e aeroplanit

të fundit nga