Conte: Interi si Liverpooli

Conte kërkon durim për Interin e tij, siç patën durim në Angli me Liverpoolin.

Trajneri i Interit, Antonio Conte, e ka krahasuar Interin e tij me Liverpoolin, që për shumë vite me Jurgen Kloppin nuk fitoi asnjë trofe, deri kur gjermani ndërtoi skuadër triumfuese.

Ai kërkuar durim edhe me ekipin e tij pasi beson se do të vijë dita kur Interi do të thyejë akullin për të fituar trofe, që i mungojnë që nga viti 2010.

“Dikush nga jashtë dëshiron të turbullojë ujërat, por ne jemi të qetë dhe të bindur që po ecim në rrugën e duhur”, u shpreh Conte.

“Donim të ndërtonim një skuadër që luan bukur dhe e kemi bërë tashmë, ndaj duhet të punojmë në aspektin e marrjes së rezultatit. Nuk është e thjeshtë, pasi Liverpool i Jurgen Klopp luajti bukur për 4 sezone, pa fituar asnjë titull, megjithatë ne duhet të përmirësohemi disi në aspektin mbrojtës dhe jemi të sigurt që rezultatet do të vijnë”.

Ngjarja paraprake

Jini gjithmonë mirënjohës për atë që keni, sepse jeta mund të bëhet vërtet e vështirë

Ngjarja e ardhëshme

Shpërndanin heroinë dhe kokainë në qytete të ndryshme të Shqipërisë, arrestohen dy persona

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian