Conte fajëson lojtarët pas barazimit në shtëpi me Parman

Antonio Conte i ka fajësuar lojtarët e tij të Interit për barazimin 2-2 me Parman, pasi sipas tij ata nuk po konkretizojnë rastet për të fituar ndeshjet.

Nerazzurrët ishin duke humbur 0-2 për t’u kthyer në fund dhe për të marrë një pikë falë golave nga Marcelo Brozovic dhe Ivan Perisic.

“Nuk është ndeshja e parë që kemi dominuar dhe kemi humbur. Nëse nuk shënon gola në futboll, nuk fiton”, ka thënë fillimisht Conte për Sky Sport Italia.

“Përsëri, kemi humbur shumë shanse, kemi bërë shumë gabime, dhe kjo nuk është e mirë”.

“Ne kemi nevojë për vendosmëri dhe saktësi. Kështu bëri Parma, pasi shënuan dy herë me dy mundësi”.

“Duke parë që nuk është hera e parë që kjo ka ndodhur, duhet të shohim veten dhe ta rrisim atë vendosmëri për të shfrytëzuar sa më shumë rastet tona, përndryshe paguajmë çmimin dhe sot kemi të bëjmë me pasojat e atyre gabimeve”.

“Ne krijuam mundësitë, por çështja ishte përfundimi. Nuk bëhet fjalë vetëm për sulmuesit, por edhe për mbrojtësit e krahut, mesfushorët, mbrojtësit”.

“Sulmimi përfshin shumë lojtarë, por sikurse shumë herë, ne nuk ishim precizë ose të vendosur sa duhet kur hymë në ato pozicione shënimi”.

“Është zhgënjyese, pasi nuk mund të kërkoja më shumë për sa i përket përpjekjes, por duhet të bëjmë shumë më mirë. Parma ishte perfekte në përfundimin e tyre, ata patën dy mundësi dhe konvertuan 100 për qind të tyre”, përfundoi trajneri i Interit.

Ngjarja paraprake

Me ZV/KRYEMINISTRIN e parë të Maqedonisë së Veriut (FOTO)

Ngjarja e ardhëshme

A e dini nga cili fshat i Kosovës është Adelina Tahiri?

të fundit nga