Conte do t’i pushojë yjet që luajtën në Botëror

Trajneri i Tottenham, Antonio Conte ka thënë se ai do të zgjedhë vetëm lojtarë që nuk ishin të përfshirë në Kupën e Botës për ndeshjen e Boxing Day të skuadrës së tij në Brentford.

Premier League rifillon të hënën, vetëm tetë ditë pas finales së Kupës së Botës në Katar.

Conte tashmë ka thënë se lojtarët e tij që u përfshinë në finale – Hugo Lloris i Francës dhe Cristian Romero i Argjentinës – nuk do të luajnë.

“Nuk jam vërtet i lumtur. Në njërën anë, ju jeni të lumtur sepse për klubin tim, Tottenham, të ketë 12 lojtarë në Kupën e Botës do të thotë se ne jemi në rrugën e duhur për të provuar të jemi konkurrues dhe të përpiqemi të fitojmë diçka. Por është normale që kur ke kaq shumë lojtarë të luajnë një turne të tillë, sidomos gjatë sezonit, që tani nuk është e lehtë sepse gjendja fizike nuk është në maje”, u shpreh Conte.

“Është e pamundur t’u japim shumë pushim dhe me siguri me lojtarët që nuk luajtën Botërorin dhe ne punojmë për katër javë, tani ata janë në një gjendje të shkëlqyer fizike.

Kemi punuar shumë në aspektin taktik dhe fizik. Tani ata janë në një nivel që është më i mirë se lojtarët që përfunduan Botërorin. Për këtë arsye mendoj se duhet të marr vendimin më të mirë për ndeshjen kundër Brentfordit.

Nga njëra anë kam lojtarë me të cilët kam punuar për katër javë shumë mirë dhe nga ana tjetër kam lojtarë që kanë punuar në Kupën e Botës dhe nuk janë në krye për momentin”, tha ai.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Grupi Pink Floyd mbledh 564 mijë euro për Ukrainën

Story i radhës

Plagosi me thikë një person, arrestohet 19-vjeçari në Korçë

Të fundit nga