Conte arsyeton barazimin me Parmën

Interi nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 ndaj Parmës. Zikaltërit ishin në disavantazh të dyfishtë, por barazuan me Brozovic dhe në fund të ndeshjes me Perisic duke evituar humbjen.

Në fund të sfidës trajneri Conte ashtu si ndeshjet e kaluara është justifikuar se skuadra e tij dominon ndeshjen, por nuk shënon gola, ndryshe nga kundërshtarët që krijojnë pak raste dhe arrijnë të realizojnë.

 “Unë do të thoja një lojë e vuajtur vetëm sa për rezultatin. Lojë e dominuar, shikoni statistikat. Ne bëmë shumë gabime dhe kjo nuk është e mirë. Me të gjitha shanset që patëm, ne duhet të shënojmë më shumë gola. Dhe pastaj rrezikuam të humbim. Duhet më shumë vendosmëri”.

“Nuk është hera e parë që ne dominojmë kështu dhe nuk shënojmë gola. Është e drejtë të jemi të kujdesshëm sepse duhet të përfitojmë nga të gjitha mundësitë që krijojmë. Gjithashtu sepse atëherë nëse nuk shënojmë, do ti paguajmë pasojat dhe ne po paguajmë”.

“Nëse nuk shënon, nuk fiton. Shpesh ekipet nuk na godasin në portë. Ose kur na godasin në portë, ata na shënojnë menjëherë. Ashtu si sot dhe me Borussia, Shakhtar nuk gjuajti asnjëherë. Kur dominoni sikur sot, ne duhet të fitojmë nëse kemi ambicie”.

Ngjarja paraprake

​Katër nxënës dhe dy mësimdhënës me Covid-19 në Ferizaj

Ngjarja e ardhëshme

Në Gjilan mbahet ligjëratë vetëdijësuese për rrezikun e kancerit të gjirit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian