Conon McGregor ishte ‘i panjohur’ në matjet zyrtare për meçin kundër Dustin Poirier

Conor McGregor ishte pothuajse një person i panjohur gjatë matjeve zyrtare për takimin ndaj Dustin Poirierit.

Irlandezi e arriti me vështirësi peshën e 65 kilogramëve për t’u përballur me kundërshtarin e tij në UFC 257.

Peshën e arriti më lehtë edhe Dustin Poirieri që peshonte 66 kilogramë, dhe duket se dyshja do të dhurojnë spektakël në mëngjesin e të dielës që po vije.

The Notorious gjatë hyrjes në sallë ku do të bëheshin matjet zyrtare dukej si një person më ndryshe shkaku i humbjes në peshë në mënyrë që t’i përshtatet peshave të mesme të lehta.

Kjo është hera e dytë që dyshja do të takohen me njëri-tjetrin, pasi në duelin e parë kishte triumfuar McGregor.

Ishte viti 2016 atëherë kur irlandezi e kishte gjunjëzuar Poirerin në një takim që zgjati dy raunde.

Ngjarja paraprake

Magnati izraelit dënohet me 5 vjet burg për ryshfet për licencë të minierës në Guine

Ngjarja e ardhëshme

Rreth 200 pjesëtarë të Gardës Kombëtare në inaugurimin e Bidenit, rezultuan pozitivë me Coronavirus

të fundit nga

Milani me mungesa

Zlatan Ibrahimoviç, Isamel Bennacer dhe Theo Hernandez, do t’i mungojnë Milanit në

AlbanianEnglishMacedonian