collaku regjimi i millosheviqit eshte zevendesuar me ate te vuciqit metodat jane te njejta 659f384ff087f

Çollaku: Regjimi i Millosheviqit është zëvendësuar me atë të Vuçiqit, metodat janë të njëjta

January 11, 2024
1 minut lexim

Ish-ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, deklaroi se regjimi i Millosheviqit në Serbi është zëvendësuar me një regjim tjetër që po del qartë se është regjimi i Vuçiqit, ndërsa metodat e struktura kanë ngelur të njëjtat.

Siç u shpreh ai për aq kohë sa nuk ka një reformim të mirëfilltë dhe nuk ka kontroll demokratik mbi institucionet e sigurisë shtetërore në shtetin serb, sigurisht që do të ketë dhunë ndaj kujtdo që në çfarëdo forme e cenon këtë rehatinë e regjimit aktual në Serbi.

Tutje ai u shpreh se mendon që më së paku mund të kalojë Serbia pa u ndëshkuar nga faktori ndërkombëtar për shkelje të të drejtave të qytetarëve të vetë.

“Mirëpo mënyra çfarë ne dëshirojmë ta shohim ndëshkimin sigurisht që nuk do të ndodhë, por ndëshkimin më të madh Serbia e merr në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian sepse aty do i dalin pengesa”, tha Çollaku.

MARKETING

RENT A CAR

shala nuk i takon as nje ministri te ve ne dyshim pavaresine e gjykates kushtetuese 659f294f566f3
Story i mëparshëm

Shala: Nuk i takon as një ministri të vë në dyshim pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese

horoskopi i dates 11 janar 2024 659f766d86846
Story i radhës

Horoskopi i datës 11 janar 2024

Të fundit nga

Osmani nuk do të takohet me Vuçiqin

Presidentja Vjosa Osmani ka konfirmuar se nuk do të ketë takim me presidentin e Serbisë, Alleksandar Vuçiq gjatë samitit të Komunitetit Politik Evropian, që ka nisur sot në Tiranë. Këtë, Osmani e
ShkoLartë