Coinbase konfirmon një thyerje sigurie ndërsa hakerët kërkojnë 20 milionë dollarë

May 15, 2025
1 minut lexim

Coinbase është tradhtuar nga brenda. Bursa e kriptomonedhave tha se kriminelët kibernetikë kanë korruptuar agjentët e suportit të cilët kanë ndarë informacione personale për konsumarët e Coinbase.

Sulmuesit kanë shtënë në duar të dhëna si emra, adresa, e-mail-e, numra telefoni, imazhe të mjeteve të identifikimit dhe numra bankarë të maskuar. Ata madje arritën të mashtrojnë disa përdorues të cilët ju dërguan para dhe kërkojnë 20 milionë dollarë nga kompania për mos publikimit të informacioneve konfidenciale që posedojnë.

Vetë Coinbase ka zgjedhur të mos paguajë shumën e kërkuar dhe po punon me agjencitë ligjzbatuese për të identifikuar hakerët.

Përmes një postimi në blog kompania tha se do të ofronte 20 milionëd ollarë shpërblim për këdo që jep informacion që çon në arrestimin e tyre. Gjithashtu tha se kredencialet, kodet e verifikimit dhe çelësat privatë janë të sigurtë.

Gjithashtu do të rimbursojë konsumatorët të cilët kanë dërguar para tek hakerët. Sipas një deklarimi pranë autoriteteve, e gjitha kjo është projektuar ti kushtojë Coinbase mes 180 milionë deri në 400 milionë dollarë. /PCWorld Albanian

Burimi: pcworld.al

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

PDK thërret konferencë për media, nesër, në ora 11:00

Story i radhës

Atmosferë madhështore, Kastrioti kualifikohet në finale! Prce ndëshkohet me karton të kuq

Të fundit nga

​Ngjarjet e datës 27 maj

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), mban mbledhjen e radhës. (Objekti i Prokurorit së Shtetit, ora 09:30) Teach For Kosova dhe Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA, në kuadër të projektit
ShkoLartë