Çmimi i vajit me çmimin e lirisë?

Alarmuese janë produktet ushqimore dhe derivatet. E saktë. I varfëri nuk do uratë, ai frikohet prej çdo sendi. Fundja, kujt i ha palla pse e alarmojnë vajin? Përderisa ka thirrje mos i ndizni të gjithë motorët automobilistike, ecni këmbë, kurseni në kuzhinë, dhe ndajeni miellin me të tjerët.

Kjo është tejet fisnike, është humane dhe shpirtërore. Profetët që e kanë nda pasurinë me tjerët edhe kanë shenjtnue. Kështu thotë edhe internacionalja e klasave politike, të përafërta me këtë ideologji. Madje, Çe Gevara, luftën e nisur me parimin e internacionales e ktheu në diktaturë të trurit të shpërlarë dhe shiko krimet e mëpastajme.

Tash, tërë këtë krizë po e bën diktatori, diktatura çmendurake e një personi. A kishte me e kallë botën një person nëse nuk ka ithtarë? Sa enveristë kishte Shqipëria, që e mbaroi me krime regjimin totalitarë? Nuk e bëri vetëm një, po ithtarët. Me cilën moto e nisi “çlirimin”? Ti lamë pyetjet, e dilemat.

Nëse vendi ynë, e klasifikon situatën, me çmimin e lirisë, të gjitha justifikohen. Se vërtetë, ashtu sikur po thonë shtetet e fuqishme, ky është çmimi i lirisë, edhe ne në Kosovë, e në rajon, për këtë liri të Evropës, e mbase më shumë, do të shpenzojmë për disa muaj tri herë më shumë se do të duhej në kushte normale. Madje, sikur thashë simbolikisht, do të japim nga 1000 euro më tepër për kosto të rritur të çmimit më shumë se duhej. E po ta paguanim lirinë me kaq shpenzime, do të duhej festuar kur të çlirohet globi nga bisha e zgjuar. 

Po, çka tu bëjmë atyre që nuk i kanë këto njëmijë euro, more? 
Nuk duhet matur me xhepin tënd, as kur hyn në kafene, as kur blen bukë. Të tjerë ka sa të duash që i zbërthejnë në barna, ilaçe pa të cilat nuk rrojnë dot, asnjë ditë. Lëri ti spitalet, operimet, sëmundjet me urgjencë etj.
Baiden,kryetari i Amerikës, iu drejtua popullit të vetë, pasi nuk janë mësuar ata me iu mungua fortë malli në shitore, duke iu thënë, që të gjithë,  po e paguajmë çmimin e lirisë. Evropa, po zgjohet nga letargjia e elektronikës, e gjumit në qetësi e në celulite, e ku ka prodhuar barna qysh me hekë dhjamin nga barku. Që të mos e teprojë ka prodhuar teknologji, që vetëm frymëzimi nga ndonjë Fuqi e Lartë, mund të imagjinohet kjo teknikë e ky modernizëm. 

Edhe ne po e shijojmë, e bile, mendojmë se asnjë ditë nuk jetojmë pa te. Po, nëse ka luftë? Duhet mbrojtje, se në çdo 20 vjet nga në i marrë, i çmendur,  do ta tentojë djegëjen e tokës. 
Amerika pyeti, a doni Luftën e Tretë Botërore, apo kosto të lartë të çmimeve? E kush e do luftën se. 

E pamë, se ne nuk kemi as mbrojte, ushtri pra sikur e do koha me armatike moderne, se tjerët i kanë. Nuk rpodhojmë as bukë, bile sikur thuhet, nëse nuk importojmë, nuk e nxjerrim bukën as për tri java. E nuk prodhojmë as barna esenciale. 
Humori që e paraqesin strukturat, kudo qofshin ato, edhe në Qeveri, edhe në Parlament, e lëre më në komuna, na tregon më së miri se prej kujt udhëhiqemi!!!

Jo mos folë po thonë, se po atakon këtë apo atë subjekt. Jo mos fol se, jemi në pritje. Presim ne, se jemi mësuar me pritë. Aiiii, kanë kaluar njëzet vjetë, e nuk jeni merzitë??? 

Presim pra. Por, po na ktheht vetëdija se nuk bën punë as ushtria e facebuk-ut, as, premtimet elektorale, as, vjershat përmendësh të politikës. E, sa i përket vjershave përmendësh, bile po shihet se i dinë vetëm ato të klasave fillore, e nuk kanë kaçik me i tejkaluar, se ka avancuar edhe poezia, falë Zotit më shpejtë se politika. Ky nënçmim që i bëhet popullit, duke thurur vargje sa me ia ladrue trurin njëri tjetrit, te populli në këto kohë, ka me e ndërrua kursin ndaj tyre. 

Çka po na duhet kursi neve? Asgjë, mua fare nuk më duhet. 
Po flejë mirë se i besojmë dikujt krejt tjetër. Madje, gjithmonë i kemi besuar më shumë tjerëve se vetes. 

 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Afër 120 milionë funte janë mbledhur për Ukrainë në Mbretërinë e Bashkuar

Story i radhës

Kurti: Çmimi i vajit, artificial dhe i paarsyeshëm

Të fundit nga