Çmimi i rrymës, ulje te blloktarifa 1 dhe 2

28 Dhjetor – Nga 1 janari energjia elektrike do të faturohen pak më e lirë për amvisëritë dhe kompanitë e vogla. Për familjet që kursejnë, çmimi i rrymës për bllokun I ulet me 4,11% dhe për bllokun II me 2,95%. Rritje çmimesh do të ketë për bllokun e III-të me 0,85% dhe për bllokun e IV për 7,65% të konsumatorëve.

 

Kështu vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë. Nga atje thonë se këto ndryshime të çmimeve synojnë që të mos ndjehen efektet e rritjes së TVSH-së për rrymën nga 5 në 10%, masë e cila u zbatua e ulur gjatë krizës energjetike në vend. Kreu i KRRE-së Bislimovski tha se inkurajojnë familjet kursimtare.

“99,2% të amvisërive ose rreth 600 mijë familje hynë në tri blloqet e para tarifore, prej të cilave 55-60% janë plotësisht në bllokun e parë, 21-22% janë në bllokun e dytë dhe e mbetura është në bllokun e tretë. Flasim për të gjitha këto amvisëri, të cilat do të kenë ulje të shpenzimeve për energjinë elektrike pa TVSH dhe për këto blloqe, rritja e tatimit mbi vlerën e shtuar e kompensojmë”, tha Marko Bislimovski, Kryetar i Komisionit Rregullator të Energjetikës.

Pra, nëse çmimi i përgjithshëm i paguar nga konsumatorët në bllokun e parë ishte 7,72 denarë për KW/h, tani do të jetë 7,41 denarë. Nëse çmimi i paguar në bllokun e dytë ishte 8,05 denarë për KW/h, tani do të jetë 7,84 denarë. Nëse çmimi i paguar në bllokun e tretë ishte 8,66 denarë për KW/h, tani do të jetë 8,74 denarë. Dhe nëse çmimi në bllokun katër ishte 17,48 denarë për KW/h, tani do të jetë 18,81 denarë. Kësaj tabele të çmimeve do të ulet kostoja e shpërndarjes së rrymës nga 3,3 denarë sa ishte në 2,68 denarë, por të njëjtës do ti shtohet tatimi mbi vlerën e shtuar nga 5% sa ishte tani do të jetë 10%.

Çmimi i rrymës sipas bllok tarifave në amvisëri VITI 2022 VITI 2023
Blloku 1 (0-210 KW/h) 7,72 denarë 7,41 denarë
Blloku 2 (210-630 KW/h) 8,05 denarë 7,84 denarë
Blloku 3 (630-1,050 KW/h) 8,66 denarë 8,74 denarë
Blloku 4 (1,050 KW/h – >) 17,48 denarë 18,81 denarë

Rritje të lehtë ka edhe çmimi për tarifën e lirë. Nëse një kilovat i përdorur për rrymë të lirë dikur kushtonte 3.99 tani do të kushtojë 4.00

“Ndryshimet e çmimeve në bllok-tarifat e energjisë elektrike tregojnë se është bërë ulja e shpërndarjes të rrymës, por është kthyer tatimi nga 5 në 10% për të njëjtën. Që nënkupton se, në Bllokun e parë nëse një familje ka paguar faturën prej 2,000 denarësh, tani do ketë një zbritje simbolike prej 50 denarë në muaj, apo thënë ndryshe kursejnë sa për të blerë një bukë më shum.”

Komisioni Rregullator për Energjikë ka ulur çmimin për kompanitë e vogla që janë në tregun e rregulluar për 20.15%. Ky çmim do të zbatohet për 70 mijë kompani në vend që po përballeshin me rritje të kostos së energjisë elektrike. Këto janë si për shembull dyqane të vogla, parukeri, berberë, kafene të vogla dhe kompani të ngjashme që kanë nevojë për këtë ndihmë. KRRE, ka pranuar pjesërisht kërkesat e kompanive energjetike. AD MEPSO kërkoi rritje të çmimit të transmisionit për 29,75 për qind, “EVN Shpërndarje” kërkoi ulje të shërbimit të shpërndarjes së energjisë elektrike për 2,8 për qind, ndërsa furnizuesi universal “EVN Home” kërkoi rritje të çmimit për 5% për furnizimin me energji elektrike.

Burimi: zhurnal.mk

Story i mëparshëm

Imazhet mahnitëse nga teleskopi 10 miliardë dollarësh, James Webb tregon Universin si kurrë më parë (FOTO LAJM)

Story i radhës

​Shërbimi Meteorologjik Britanik ka njoftuar se 2022 do të jetë viti më i ngrohtë i regjistruar

Të fundit nga