Çmimi i benzinës mbetet i njëjtë

Shkup, 28 shtator 2020 (MIA) – Çmimet e derivateve të naftës mbeten të njëjta gjatë shtatë ditëve të ardhshme. Do të rritet vetëm çmimi i mazutit, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë.

Çmimi me pakicë i mazutit është rritur për 0, 355 den/kg dhe nga mesnata do të arrij 25, 666 den/kg.

“Në shtatë ditët e kaluara, çmimet e referencës në bursat botërore u ulën me 1.89 për qind për benzinë, nafta 0.718 për qind, vaj ekstra të lehtë me 0.349 për qind, ndërsa nafta u rrit me 0.858 për qind. Në të njëjtën periudhë, kursi i këmbimit të denarit ndaj dollarit ishte më i lartë për 1.009 për qind. Duke pasur parasysh ndikimet e këtyre elementeve në formimin e çmimeve të derivateve të naftës sipas Metodologjisë, çmimet me pakicë të derivateve të naftës sipas Metodologjisë për formimin e çmimeve rriten me një mesatare prej 0.28 për qind, shpjegon Komisioni Rregullator i Energjetikës. sn/

Ngjarja paraprake

Kontrollet e shtuara të trafikut japin rezultate, porositi Spasovski

Ngjarja e ardhëshme

Kovid 19 RMV/ 4 të vdekur, 48 raste të reja. Shërohen 61 pacientë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian