Çmimet e larta/ Qeveria “dorëzohet”. Do caktohen çmimet e shportës, ashtu si nafta

March 17, 2022
1 minut lexim

Pas karburanteve, shteti do të kontrollojë edhe çmimet e produkteve të shportës që janë shtrenjtuar ndjeshëm.

Në një takim me përfaqësues të furnizimeve të ushqimeve, kryeministri Edi Rama njoftoi ngritjen e një task force që do të përcaktojë çmimet fikse për ushqimet bazë deri në përfundim të krizës dhe ngrirjen e fitimeve për bizneset që operojnë në këtë sektor.

 “Shumica ia hedh fajin pakicës, pakica shumicës. Për të mos pasur hedhje faji do futemi ne në mës dhe do krijojmë një bord. Çmimet e produkteve bazë do vendosen aty. Ju do të paraqisni të gjithë strukturën logjike dhe aty do vendoset. Sigurisht që marzhi i fitimit do ngrijë. Shteti dhe ne do të mund të bëjmë atë që është komplet anti kapitaliste, por është gjëja e duhur.” 

“Nga dita e parë e krizës kemi filluar të monitorojmë çmimet. Nëpërmjet këtij bordi duam të sigurojmë se rritja e çmimit të tregtimit është një rritje që vjen nga rritja e kostove. Me daljen e aktit normativ, do bëjmë një mbledhje të parë nesër dhe do përcaktojmë çmimet e shumicës e pakicës.”  

Masa të ashpra nga gjoba deri në konfiskim të prodhimit për te gjithë operatorët që nuk zbatojnë vendimet e bordit paralajmëroi kreu i qeverisë, të cilat do të zbardhen me detaje në ditët në vijim.

“Jo me arbitraritet, por me ligj e zakon. Do kalojmë akt normativ. Nëse dikush do lozë me çmime do ndëshkohet. Kush nuk do të pranojë këtë vijë sjellje do të duhet të përballet pastaj me masa ekstreme. Kush rrit çmimet mbi atë që vendoset do humbasë deri edhe të drejtën për të tregtuar. Kontrollet do jenë të vazhdueshme.” 

Teksa kërkoi bashkëpunimin e biznesit, kryeministri Rama shtoi se në këtë situatë destabilizimi tregu edhe si pasojë e krizës, gjetja e tregjeve të reja mbetet sfida kryesore e tyre.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Grezda dorëzohet për Gerrard: Trajneri më i mirë që kam punuar

Story i radhës

Bie interesimi për vaksinim, vetëm 313 doza jepen në 24 orët e fundit

Të fundit nga

ShkoLartë