cmime te reja te derivateve te naftes nga sonte ne maqedoni shtrejtohet dizeli benzina nuk ndryshon 6789358e1f5bf

Çmime të reja të derivateve të naftës nga sonte në Maqedoni, shtrejtohet dizeli – benzina nuk ndryshon

January 16, 2025
1 minut lexim

Nafta nga mesnata shtrenjtohet me 2 denarë, vendosi sot Komisioni Rregullator i Energjetikës në të ashtuquajturën korrigjim i jashtëzakonshëm i çmimeve.

Edhe pse kjo nuk është rregull, Komisioni Rregullator zakonisht i ndryshon çmimet e karburanteve çdo të hënë, por kur lind nevoja në treg, prej disa vitesh ka marrë mundësinë t’i bëjë ndryshimet në çdo ditë kur krijohen kushtet për këtë.

Kështu, nga mesnata nafta do të shtrenjtohet me 2 denarë për litër dhe tani çmimi i saj do të jetë 75,5 denarë për litër.

Çmimet me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98, si dhe të vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1), nuk ndryshojnë. Çmimi me pakicë i EUROSUPER BS-95 mbetet 79,50 den/litër, çmimi i EUROSUPER BS-98 mbetet 81,50 den/litër, ndërsa çmimi me pakicë i vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) mbetet 73,00 den/litër.

Burimi: TV KLAN

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

marina dhe luana vjollca se shpejti ne nje program televiziv 678931577c652
Story i mëparshëm

Marina dhe Luana Vjollca, së shpejti në një program televiziv?

taravari priti ne takim perfaqesuesin special per ballkanin perendimor erik nestas mathisen dhe ambasadoren e norvegjise znj kristin melsom 678936044aba9
Story i radhës

Taravari priti në takim Përfaqësuesin Special për Ballkanin Perëndimor, Erik Nestas Mathisen, dhe ambasadoren e Norvegjisë, znj. Kristin Melsom

Të fundit nga

ShkoLartë