Çmenduri si e nokauton, pasi bie në tokë, sërish e godet!
Ngannou e rrëzon brutalisht Stipe Miocic – fiton titullin e peshave të rënda në UFC
Ylli kamerunian i arteve marciale, Francis Ngannou e mposhti me një nokaut shkatërrues amerikanin Stipe Miocic, duke u bërë kështu kampioni i ri i peshave të rënda UFC.
Ngannou ndaloi brutalisht Miocic në raundin e dytë të ndeshjes, duke e goditur me një të majtë të mprehtë.