“Çmendet” Beckham, tenton të transferojë Sergio Ramos

Kontrata e Sergio Ramos me Real Madridin skadon në verën e ardhshme, dhe Real Madrid do të përpiqet ta bind atë për të qëndruar.

Sipas informacioneve të fundit, Reali i ka ofruar atij një kontratë një vjeçare, ndërsa Ramos kërkon kontratë dy vjeçare. Mediet në Spanjë thonë ekziston dëshira te të dy palët për një marrëveshje, por nuk është e pamundur që Ramos të largohet.

Nëse Ramos nuk arrin një marrëveshje me Real Madridin ai mund të përfundojë te Inter Miami i David Beckham, shkruan AS.

Nëse veç ndodh kjo, ai do të ishte një yll tjetër që i bashkohet Inter Miamit pas Gonzalo Higuanit dhe Blaise Matuidit.

Ngjarja paraprake

SHBA, numri i rasteve të konfirmuara me COVID-19 tejkaloi 10 milionë

Ngjarja e ardhëshme

Trump thotë se ka fituar në zgjedhje, Facebook ia bllokon postimin

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian