Clubhouse sjell audio të cilësisë së lartë

Clubhouse shtoi një modalitet të ri quajtur “Music Mode” me të cilin këngëtarët mund të luajnë live në rrjetin social me mjet të cilat optimizojnë cilësinë e audios.

Funksionaliteti i ri do të jetë i disponueshëm në iOS dhe në ditët në vijim në Android. Clubhouse nuk hyri në detaje por tha se me funksionalitetin e ri përdoruesit mund të transmetojnë audio të cilësisë së lartë.

Sipas kompanisë tani është e mundur që me cilësinë e shtuar të montohen pajisje profesionale audio si mikrofonë. Në Gusht Clubhouse bëri një tjetër investim në audio duke sjellë audion hapësinore e cila i jep dëgjuesit një sens se po dëgjon nga disa altoparlantë njëherazi.

Efekti është i ngjashëm me ndërveprimin social.

Përtej muzikës Clubhouse vendosi të dërgojë fushën e kërkimit në krye të aplikacionit ndërsa përdoruesi mund të përdorin opsionin “Wave” nga kërkimi në iOS. /PCWorld Albanian

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

ВИДЕО | Зибери: Омбудсманот е институција која се грижи за темелните уставни вредности

Ngjarja e ardhëshme

Спасовски за УБ: МВР успешно ги спроведе своите задолженија, останува уште гласањето

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian