Çka po ndodh në Ukrainë? Sekretari amerikan nga Mynihu zbulon skenarin e Rusisë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, ka thënë se bombardimet në Ukrainën lindore gjatë 48 orëve të fundit, janë pjesë e përpjekjeve ruse për të krijuar “provokime të rreme” për të justifikuar “agresionin e mëtejshëm”.

“Ajo që ka ndodhur në 24-48 orët e fundit është pjesë e një skenari të krijimit të provokimeve të rreme, për t’iu përgjigjur më pas atyre provokimeve dhe më pas kryerja e një agresioni të ri kundër Ukrainës”, tha Blinken në Konferencën e Sigurisë në Mynih, raporton BBC, përcjell Bota sot.

Ushtria e Ukrainës dhe rebelët e mbështetur nga Rusia në rajonin e Donbasit akuzojnë njëri-tjetrin për shkeljen e armëpushimit dhe shënjestrimin e civilëve.

Image

Antony Blinken

Duke folur më herët, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, tha se ngjarjet në Donbas ishin “shumë shqetësuese”, duke paralajmëruar se situata atje dukej potencialisht shumë e rrezikshme./Botasot

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

PD akuza kandidatit të Berishës në Dibër: Është i zgjedhur i Ulsi Manjës

Story i radhës

Si të organizoni një dietë për humbje peshe?

Të fundit nga