Çka do të thotë arrestimi i 50 policëve të Kosovës?!

Arrestimi i kaq shumë policëve për 400 vepra penale siç thuhet nga IPK-ja, vërtetë e koprimiton imazhin e Kosovës në sytë e ndêrkombëtarëve .

Është krijuar një situatë e mjegulltë sa i përket arrestimi të kaq shumë policëve për veprimtari kriminale. Po që në mënyrë konstante në të gjitha qeverisjet e vendit që nga çlirimi e deri të qeveria aktuale Kurti ,është pohuar se policia është institucioni më i besueshëm nga qytetarët për punën që e bëjnë në mbrojtjen e rendit dhe ligjit.

Tani pas gjithë kësaj të arrestohen për një ditë të vetme 50 policë për vepra kriminale duket të jetë si një shoë mediatik për t’i binduar qeveria aktuale qytetarët e Kosovës se vërtetë po e lufton krimin.

Natyrisht se përderisa nuk dënohen policët e arresutuar nuk mund të fajsohen për vepra për të cilat janë arrestuar.

Në kontekst të një lajmi bombastik mediatik se u arrestuan 50 policë për veprimtari kriminale duhet pasur parasysh një fakt shumë domethënës i cili i referohet jo vetëm MInistrisë së punëve të brendshme, por edhe qeverisë.

Në qoftëse eventualisht gjykata nuk gjenë prova dhe i lirinë si të pafajshëm të gjithë 50 -të , apo edhe më pak se kaq policët e arrestuar , jo vetëm që do të duhej të jepte dorëheqje menjëherë Ministri i PB, por do duhej të biente qeveria komplet për një skandal të përmasave kaq të mëdha, në të kundërten , kjo qeveri duhet duartrokitur për luftimin e krimit dhe të gjitha format e tij.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ukraina kërkon një arkitekturë të re të sigurisë europiane dhe botërore/ Nuk duhet të trokasim në dyert e BE-së

Story i radhës

Porsche: 80% të makinave të shitura në 2030-ën do të jenë elektrike

Të fundit nga