City kërkon të distancohet sa më shumë nga vendi i dytë në takimin ndaj West Hamit – formacionet zyrtare

Manchester City dhe West Hami i kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshje që luhet në kuadër të javës së 26-të në Ligën Premier.

Ndeshja që fillon në ora 13:30 do të luhet në stadiumin “Etihad Stadium”, me Citizens që cilësohen si favoritë.

Për këtë takim, Manchester City nuk mund të llogarisë vetëm në Nathan Aken që është i lënduar.

Në anën tjetër, Çekanët do të jenë pa Masuaku, Ogbonna e Yarmalenko, që po ashtu janë të lënduar.

Formacioni startues i Manchester Cityt: Ederson, Walker, Dias, Stones, Zinchenko, Fernandinho (C), Gundogan, De Bruyne, Mahrez, Torres, Aguero.

Formacioni startues i West Hamit: Randolph, Coufal, Diop, Dawson, Cresswell, Johnson, Rice, Soucek, Fornlas, Lingard, Antonio

Ngjarja paraprake

Të përbuzur nga qeveria, fshatarët e Rrethinës nisin t'i shtrojnë vetë rrugët

Ngjarja e ardhëshme

Dëmtohet një pjesë e palestrës “Minatori” në Mitrovicë, flasin nga Komuna

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian