Cili është autoriteti moral i UÇK-së, sot? Cili komandant me uniformë mbet i pastër? Nuk ka!

Atë që bënë të ashtuquajturat parti të dala nga lufta, të ashtuquajturat shoqata të dala nga lufta, e organizata tjera të regjistruara si OJQ, nuk kanë as primatin, as të drejtën e pronësisë mbi UÇK-në, si lëvizje e rezistencës ushtarake popullore. Nëse insistojnë vazhdimisht kështu atëherë ata qëllimisht po degradojnë rezultatet historike të luftës. Nuk ka të drejtë, e as që mundet tulifare bilmezi me folë në emër të UÇK-së? Pra, cili është autoriteti kyç i UÇK-së, sot. Nëse këtë të drejtë e marrin mbi supe veteranët, ku mbeti populli atëherë. Si do të shkruhet historia e luftës së lavdishme duke ekskomunikuar popullin? Realisht atë të drejtë ua kanë marrë ish ushtarët. Ku mbetën komandantët, ku është Shtabi i UÇK-së, si ndodhi që të gjithë ata rropaten me probleme gjyqësore, dhe me avokatë të shtrenjtë, jo për të mbrojtur luftën, por veten nga krimet e pretenduara që kanë bërë, pastaj vjedhjet keqpërdorimet, grabitjet. Si kanë të drejte morale ata të flasin për UÇK-në?

Cili është autoriteti i pastër i luftës me të cilin do të mburreshin fëmijët tanë. Jo ju që nëpërmjet anarkisë doni ta shkatërroni shtetin dhe institucionet e tij, të ndërtuar me shumë mund nga populli, vullnet i cili shprehet nëpërmjet votës popullore.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Pasagjerët mbetën të habitur kur kuptuan se aeroplani i tyre po shoqërohej nga një aeroplan luftarak – zbulohet arsyeja

Story i radhës

Alternativa: Përkrahim propozimin francez, Maqedonia meriton fillimin e negociatave me BE-në

Të fundit nga