“Cilës familje serbe po ia paguan energjinë”, reagon ashpër publicistja e njohur

Publicistja Kimete Berisha është nervozuar me çmimin e lartë të faturës së energjisë elektrike. Thotë se fatura e fundit i ka ardhur mbi 99 euro.

Berisha ka shkruar në Facebook se Qeveria po e shkatërron Kosovën me themel. Sipas saj, kjo është qeverisja më e keqe që mund të imagjinohej.

“Mashallah, Kimetja 99 Euro e kusur rrymë, pa nejt kurrë n’banesë, dy veta, veç mbas 5-ve kthehemi në shtëpi…! Kjo është qeverisja më e keqe dhe më e tmerrshme që do të mund të imagjinohej. Na varfëroi, na trishtoi, na e ka humbur rrugën n’oborr, po e shkatërron Kosovën me themel!”, ka shkruar Berisha.

Ajo tutje ka shtruar pyetje se ‘pse po ushtrohet kjo dhunë veç ndaj shqiptarëve’. Berisha pyet edhe ‘cilës familje në veri po e detyron Qeveria Kurti t’ia paguajë rrymën’.

“A di dikush të tregoj pse po ushtrohet kjo dhunë veç ndaj shqiptarëve? Me pas qenë sot pensioniste qysh e kisha pagu rrymën?! Përgjigju, manjak! Cilës familje serbe në Veri po më detyron qeveria Kurti t’ia paguaj rrymën unë! Bën vaki asaj familjes që më kanë përzë mga banesa zbathur, nën tytën e pushkëve!”, ka shkruar Berisha.

Publicistja e ka quajtur Qeverinë diskriminuese dhe vrasëse tëe shqiptarëve të Kosovës.

“Qeveria e Kosovës është diskriminuese, është vrasëse e shqiptarëve të Kosovës…Këto janë masa të dhunshme, kjo bëhet për të na pamundësuar të jetojmë këtu; kjo është përndjekje; ky është ekzod i organizuar nga qeveria e Albin Kurtit! Këta merret me salltanate të neveritshme…Paret e Fondit të Ringjalljes janë vjedhur! Çojnë pare në projekte rë vdekura, se na ka rrokë neve gajla e varrit të Xhafer Devës e personave aristokratë të kohës, që kanë pas pare me maru kështjella (dihet kush ka pas pare dhe kush ka pare sot), veç bashkëpunëtorët e regjimit dhe hajnat… populli gjithmonë ka qenë i varfër”, ka shkruar ajo.

Berisha thotë se ose i duhet të largohet nga Kosova, sepse s’ka para për ta paguar rrymën, ose së shpejti do të bie Qeveria Kurti.

“P.S. Si numër 99, po m’pëlqen çmimi i rrymës, sepse simbolizon FUNDIN e një kohe. Që do të thotë, ose mua më duhet të largohem nga Kosova, sepse s’kam pare me pagu rrymën, ose shpejt do të bie qeveria antishqiptare e Albin Kurtit!”, ka shkruar Berisha./express

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Hysni Shaqiri nxori librin: Golgota e shqiptarëve të Maqedonisë në vorbullën e ngjarjeve 1981-2021

Story i radhës

Tabaku: “Zhduket” administratorja e inceneratorit të Tiranës, nuk na përgjigjet në telefon

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish