Cilat janë ‘sekretet’ e bukurisë të trashëguara nga gjyshet që i përdorin edhe këta VIP-a

Kush nuk dëshiron t’i dijë sekretet që përdornin gjyshet për sa i përket rutinës së bukurisë? Shumë prej nesh janë besnike të trajtimeve në kushtet e shtëpisë dhe nuk ka asgjë të keqe, përkundrazi këto janë trajtime ndonjëherë edhe më të sigurta sesa maskat e gatshme që mund të gjejmë në treg apo në qendrat estetike. Madje, edhe VIP-at kanë disa sekrete bukurie që lidhen me trajtimet në kushtet e shtëpisë. Më poshtë po ju sjellim 7 prej tyre dhe mund të huazoni cilin të dëshironi!

Catherine Zeta-Jones i shpëlan flokët me birrë, pasi përmban vitaminë B dhe është thelbësore për të pasur flokë të shëndetshëm.

Halle Berry bën scrub me kokrrat e kafesë.

Hilary Duff e shpëlan fytyrën me ujë trëndafili para se të vendosë hidratuesin.

Miranda Kerr përdor balsam buzësh përreth syve të saj, në vend të highlighter-it. Kjo gjë u jep syve një pamje më natyrale.

Mariah Carey përdor shkëlqyes buzësh me mente për një efekt më volumizues për buzët.

Emma Stone përdor vajin e farave të rrushit në vend të hidratuesit.

Jennifer Aniston përdor vazelinën si krem sysh. Ajo është e sigurt që kjo e ndihmon për zhdukjen e rrudhave.

Ngjarja paraprake

Diell, shi, erë, borë e ngrica, IHMK apelon ngasësit e veturave për kujdes gjatë javës së ardhshme

Ngjarja e ardhëshme

Të bllokuar prej orësh në malin Morgan, policia jep detajet për grupin e alpinistëve: Morëm një telefonatë…

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian