Cikalleshi në formë, nuk ndalet

Sulmuesi i Shqipërisë, Sokol Cikalleshi nuk di të ndalet në Turqi, teksa ditën e sotme ka gjetur golin e radhës në elitën e futbollit turk, me skuadrën e Koniaspor.

Kavajasi ka gjetur rrugën e rrjetës në minutën e 13-të, duke kaluar në avantazh skuadrën e tij ndaj Alaniaspor, me pjesën e parë që është mbyllur pikërisht me avantazhin e këtij goli.

Pas një krosimi nga goditja e këndit, Cikalleshi i gjendur në zonë, kërcen bukur, duke fituar duelin me kundërshtarët, për të gjuajtur fortë me kokë dhe e ndal topin në fundin e rrjetës.

Ky është goli i pestë për Cikalleshin në këtë sezon, i cili është kthyer në një nga lojtarët kyç për ekipin e tij. Kujtojmë se 30-vjeçari është ftuar edhe nga Edi Reja, për ndeshjet e Kombëtares, për muajin mars.

Ngjarja paraprake

Lojtari i Trepçës fejohet me basketbollisten e Trepçës

Ngjarja e ardhëshme

Ilmie Baca thyen rekordin e pikëve 

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian