Çifti i famshëm i Instagram-it bëhen prindër për herë të parë dhe zgjodhën për fëmijën emrin super të veçantë!

Me siguri s’ju ka shpëtuar pa parë qoftë edhe një herë të vetme në Instagram çiftin e famshëm Gianluca Vacchi dhe Sharon Fonseca.

Ata janë një ndër çiftet më simpatikë në rrjete sociale, të cilët sot janë bërë prindër për herë të parë.

Sharon ka sjellë në jetë një vajzë, ndërsa këtë lajm të bukur s’kanë vonuar ta ndajnë me ndjekësit në rrjete sociale.

Gjithashtu, dyshja ka zbuluar edhe emrin e veçantë të bebushes të cilën e kanë quajtur Blu Jerusalema.

“Ajo është me ne. Sharon dhe unë jemi të lumtur t’ju njoftojmë se këtë mëngjes lindi vajza jonë Blu Jerusalema Vacchi. Falenderojmë Zotin që ajo është e shëndetshme dhe ne e duam më shumë se jetën tonë!”- ka shkruar Gianluca në postim.

Gjithashtu, partnerja e tij i ka publikuar një foto të ëmbël nga spitali, ku shfaqet me të bijën në krahë.

Image

Gianluca Vacchi
Ngjarja paraprake

​Bartomeu jep deklaratë të fortë pas dorëheqjes nga Barcelona

Ngjarja e ardhëshme

Pezullohen Giacomelli e Nasca

të fundit nga

‘Dëshirë’

Poezi nga Çajupi Kush lë mikenë që kaedhe ndahetë me shokëpër të

AlbanianEnglishMacedonian