Çifti britanik i martuar për më shumë se 60 vite, ribashkohet pasi qëndroi i ndarë për gati një vit për shkak të pandemisë

Ky është momenti emocionues kur dy të moshuarit britanikë të martuar për më shumë se 60 vite, u ribashkuan më në fund, pasi qëndruan të ndarë për gati 12 muaj për shkak të pandemisë COVID-19.

Sipas medieve të huaja, Stanley dhe Mavis Harbour ishin së fundmi bashkë në muajin shkurt të vitit 2020, në Lever Edge Care Home, në Bolton, Greater Manchester të Anglisë.

Por, derisa coronavirusi u përhap në të gjithë vendin dhe u vendosën kufizime, çifti qëndroi i ndarë për një vit të tërë.

Image

Stanley, 83-vjeçar, u zhvendos në shtëpi kujdesi në shtator të vitit 2019 pasi sëmundja e tij e dementisë iu përkeqësua dhe Mavis, 81-vjeçare, tani ka vendosur t’i bashkohet atij si një banore pasi u sëmurë vetë.

Pas një karantine 14-ditore, çifti më në fund u ribashkua.

“Nuk mund ta besoja kur pash Mavis. Ishte si një ëndërr”, tha Stanley i cili përshëndeti gruan e tij me një buqetë me lule.

Ngjarja paraprake

Mbahuni fortë/ Bjondina do t’iu lërë pa mend me pozat e nxehta

Ngjarja e ardhëshme

Aksidentohet makina e policisë, plagosen dy efektivë dhe pasagjerja

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian