Christian Pulisic flet për të ardhmen

Christian Pulisic ka folur për të ardhmen e tij.

Pulisic u bë temë e diskutimeve për largim nga mediat angleze, pasi ato cilësonin se amerikani është i pakënaqur me “trajtimin” nga Thomas Tuchel.

Pulisic ka pasur një sezon relativisht të mirë që nga rikthimi i tij nga lëndimi, por po vazhdon të qëndrojë në bankën rezervë.

Thomas Tuchel deklaroi se ai beson që 22 vjeçari mund të ndikojë në ndeshje nga banka, për atë arsye ai e lë atë gjithmonë për pjesën e dytë. Por amerikani nuk e ka cilësuar këtë si problem.

“A jam i lumtur këtu? Padyshim që jam i lumtur këtu, kanë qenë dy vite të pabesueshme. Njerëzit gjithmonë kanë dyshuar duke thënë: ‘Oh, ai nuk po luan,  nuk dëshiron të qëndrojë këtu, apo ai dëshiron të shkoje diku tjetër’”, tha ai.

“Por unë jam gjithmonë i hapur për sfida dhe kjo nuk është ndryshe”, tha Pulisic.

“Unë dua të jem konkurrent dhe të meritoj vendim tim. Unë e dua klubin në të cilin jam dhe po shijoj kohën time këtu”, përfundoi Chirsian Pulisic.

Ngjarja paraprake

Ferran Torres: Ka qenë javë e mrekullueshme, jam shumë i lumtur që shënova hetrik

Ngjarja e ardhëshme

Sa herë në javë duhet të bëni seks për të qenë të lumtur?

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian