Christian Eriksen tallet me yllin e Milanit

Mesfushori i Interit, Christian Eriksen, është tallur me bashkatdhetarin e vet te Milani, Simon Kjaer, duke thënë se ai ndodhet në qytetin e duhur por në ekipin e gabuar.

Duke folur në një intervistë për TV2, Eriksen tha se Kjaer i ka ndihmuar shumë që prej mbërritjes së tij në Serie A nga Tottenhami.

Danezi foli për jetën e tij në Itali.

“Kjaer më ka ndihmuar shumë që prej se kam ardhur në Itali, por natyrisht, ai luan për ekipin e gabuar. Në fund të fundit, ai është në qytetin e duhur”, tha Eriksen me shaka.

“Kam luajtur me të një kohë të gjatë dhe e njoh atë shumë mirë edhe jashtë fushës. Ai më ndihmoi të sistemohen në Itali”, shtoi ai.

Ngjarja paraprake

IFC ndihmon edhe Kosovën me projekte

Default thumbnail
Ngjarja e ardhëshme

OBSH vazhdon të rekomandojë përdorimin e vaksinës AstraZeneca

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian