​Chiellini reagon ashpër pas eliminimit të Italisë, flet edhe për të ardhmen e Mancinit

Giorgio Chiellini mbrojti shokët e tij të skuadrës te Italia pas dështimit shokues në play-off të Kupës së Botës ndaj Maqedonisë së Veriut.

“Azzurriët” nuk arritën as në finalen e play-off-it, pasi u eliminuan me rezultat 1-0 me golin e vonshëm të realizuar nga Aleksandar Trajkovskin.

“Është e vështirë të shpjegohet, mendoj se ne përsëri patëm një lojë të mirë dhe thjesht nuk shënuam gol. Unë nuk mendoj se dikush mund të thotë se ne ishim mendjemëdhenj”, tha Chiellini për “RAI Sport”.

“Ne bëmë gabime nga shtatori e deri më tani dhe i kemi paguar. Jam krenar për shokët e skuadrës dhe këtë grup, është e qartë se jemi të shqetësuar, duhet të rifillojmë”, vazhdoi ai.

“Një boshllëk i madh është tani brenda nesh dhe shpresojmë se mund të na japë forcë për të ecur përpara në të ardhmen. Shpresoj të jetë akoma me këtë trajner, i cili i ka dhënë kaq shumë kombëtares. Shpresojmë se do të mund të luajmë në Kupën e Botës pas katër vitesh, pasi për fat të keq kemi humbur.”

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Grubi: Kjo gjeneratë futbollistësh po bën historinë, urime fitorja e merituar

Story i radhës

Kundërshtoi luftën e Putinit në Ukrainë, redaktori rus kërcënohet me kokë të derrit

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish