Chiellini kurorëzon De Ligt: Vetëm 20 vjeç por duket sikur ka mendjen e një 30-vjeçari…

Giorgio Chiellini, mbrojtës i Juventusit dhe ekipit kombëtar, foli për portalin holandez Nos.nl në lidhje me ndeshjen kundër Hollandës, por edhe për shokun e tij të ekipit De Ligt:

Çfarë mendoni për Depay?
“Ne kemi luajtur kundër dhe e dimë se çfarë ai mund të bëjë. Ai është një lojtar fantastik me teknikë të shkëlqyer dhe është gjithashtu shumë i shpejtë. Ai e ka provuar që është lojtari më i rrezikshëm te Hollanda. Por unë gjithashtu admiroj Van Dijk, Wijnaldum dhe De Jong. E rëndësishme për ne që të fitojmë dhe që të përfundojmë të parët në këtë grup. Do të duhet t’i kushtojmë vëmendje të gjithëve”.

Çfarë mund të na thoni për shokun tuaj të skuadrës në Juventus, De Ligt?
“Ai është një djalë i shkëlqyeshëm që mund të bëhet më i miri në botë në vitet e ardhshme. Po përpiqem ta ndihmoj sa më shumë që të jetë e mundur. Ai ka një të ardhme të ndritur. Ai është 20 vjeç, por ka një tru 30-vjeçari”.

De Vrij?
“Luajti një sezon fantastik dhe me Conte ndoshta gjeti trajnerin e duhur për të hedhur hapin e fundit. Stefan është në moshën e duhur për pjekurinë e fundit. Hollanda ka tre mbrojtës fantastikë dhe do të jetë shumë e vështirë për ne të shënojmë”.

Ngjarja paraprake

Ronaldo kthehet në Torino, një ambulancë e pret në aeroport

Ngjarja e ardhëshme

Ramiz Lladrovci i shkëputë kontratën kompanisë, solli gypa të cilësisë së dobët

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian