Chiellini i hapur për transferim në MLS

Giorgio Chiellini ka dhënë disa komente lidhur me planet e tij për të ardhmen.

Ikona italiane ka luajtur sot ndeshjen e fundit para publikut të Juventus dhe pas 17 viteve me klubin do të largohet në fund të sezonit.

Veterani është shprehur i hapur për të nisur një aventurë të re, por jashtë kampionatit italian.

“Jam i hapur për të provuar diçka të re jashtë Italisë. Është diçka që kam dashur ta bëjë gjithmonë”, ka thënë Chiellini.

“Do ta vendosi bashkë me familjen, së shpejti”, ka shtuar ai.

Los Angeles FC janë skuadra që po shtynë për transferimin e Chiellini. Thuhet se tashmë ka një ofertë në tavolinë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Alban Skënderaj publikon një pjesë të shkurtër nga klipi romantik me Miriam Canin

Story i radhës

Dita Botërore e Biodiversitetit: Një arsye për të festuar mrekullitë tona natyrore

Të fundit nga