Chiara Ferragni poston foton e bebushes, që po bën xhiron e rrjetit!

Në 1 tetor Chiara Ferragni njoftoi se do bëhet nënë për herë të dytë.

Lajmin e bukur e ka dhënë vetë blogerja e cila ka publikuar një foto të vogëlushit të saj Leo, i cili mban në dorë ekon e bebushit që do ta bëjë atë një vëlla të madh.

Më pas ylli italian ndau në rrjetet sociale edhe videon e veçanta kur kishte mësuar vetë lajmin e madh apo edhe momentin kur ua kishte treguar familjarëve.

Dy yjet italianë na zbuluan se do bëhen me një vajzë dhe Leo me një motër. Po ashtu, raportohet se bebushja do vijë në jetë në muajin mars, pikërisht kur ka lindur edhe Leo.

Së fundmi, Chiara ka ndarë një foto shumë emocionuese në rrjetet sociale. Ajo ka postuar ekon e vajzës nga barku i saj dhe është me të vërtetë një foto rrënqethëse.

“Ciao, vogëlushja ime”-ka shkruar ajo krah fotos, që ka marrë pafund komente.

Kujtojmë se Chiara dhe Fedez u lidhën në vitin 2016, ndërsa në maj të vitit 2017 erdhi propozimi super romantik.

Ata u bënë prindër për herë të parë në mars të vitit 2018.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Ciao mia baby girl ❤️

A post shared by Chiara Ferragni ✨ (@chiaraferragni) on

Ngjarja paraprake

Drejtoria e Arsimit me projekt për zhvillimin profesional të mësimdhënësve në institucionet arsimore

Ngjarja e ardhëshme

Kreu i Sindikatës së Naftëtarëve pozitiv me Covid-19, ja çfarë thirrje bën ai

të fundit nga