Chelsea shpërthen me gola në pjesën e dytë, deklason Crystal Palacen 

Skuadra e Chelseas iu kthehet fitoreve pas një barazimit dhe një humbjes në Premier League. 

Të kaltrit në vatër të vet shënuan fitore me rezultat 4:0 ndaj Crystal Palaces, në takimin e javës së katërt.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, por në pjesën e dytë djelmoshat e trajnerit Lampard shpërthyen me lojë e me gola, duke e deklasuar rivalin. 

Image

Chilwell (50′), Zouma (66′), Jorginho (78′ e 82′, që të dyja nga penalltia) shënuan për fitoren e Chelseat.

Chelsea zë vendin e katër me 7 pikë dhe Crystal Palace renditet në pozitën e tetë me 6 sosh.

Ngjarja paraprake

Shilegov: Qyteti duhet të ketë infrastrukturë të mirë, sezoni i ndërtimit do të zgjasë edhe 10-15 ditë

Ngjarja e ardhëshme

A do të lejoj Franca të arrestohet spiuni i tyre Hashim Thaçi nga Gjykata Speciale?!

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian