Chelsea nuk planifikon shitjen e Wernerit

Chelsea nuk konsideron shitjen e sulmuesit Timo Werner gjatë afatit të ri veror.

Ish sulmuesi i RB Leipzigut, ka dështuar të përshtatet në futbollin anglez duke regjistruar vetëm pesë gola në 28 ndeshje.

Kohën e fundit ka spekulime se “Blutë” e duan yllin e Dortmundit, Erling Haaland dhe që Tuchel dëshiron shkëmbimin mes dy sulmuesve.

Sidoqoftë, sipas “The Telegraph”, nuk ka diskutime te Chelsea për largimin e Werner, andaj lojtari do mbetet në “Stamford Bridge” edhe për edicionin 2021-22.

Vendimi përfundimtar ende s’është marrë nga klubi londinez, por duke pasur parasysh se Haaland i ka refuzuar, e ardhmja e Werner do vazhdojë të jetë në Londër.

Ngjarja paraprake

Momentet e fundit kur Arjan Sala futet brenda magazinës së zjarrit

Ngjarja e ardhëshme

Papu Gomez drejt largimit nga Sevilla

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian