Chelsea nuk do të nxitojë për shitjen e klubit

Chelsea nuk do të nxitojë për shitjen e klubit për të siguruar që pronari i duhur të marrë përsipër.

Roman Abramoviç konfirmoi se do ta nxirrte klubin në shitje, duke ftuar oferta nga palët e interesuara, për shkak se do të ishte në interesin më të mirë të klubit, tifozëve, punonjësve, si dhe sponsorëve dhe partnerëve të klubit.

Pas deklaratës së tij, palët e interesuara për blerjen e klubit kanë nisur të bëhen publike.

Megjithatë sipas “Reuters”, Raine Group, banka përgjegjëse dhe këshilltari i shitjes së Çelsit, Xhoi Ravitç kanë deklaruar se nuk do të nxitohen në një shitje të mundshme:

“Ne nuk do të nxitojmë asgjë. Është shumë e rëndësishme që Çelsi të ketë pronarin e duhur për ta udhëhequr klubin përpara”, tha Ravitch.

Gjithsesi sipas “Reuters”, Tod Bohli, investitori miliarder amerikan që zotëron aksione në klubin e bejsbollit LA Dodgers dhe LA Lakers, po bën një ofertë për klubin londinez.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Dagz tregohet romantik, ja çfarë surprize bëri për Einxhel

Story i radhës

BDI: Rritëm pensionet, pagën minimale dhe mesatare

Të fundit nga