Chelsea me katër mungesa të rëndësishme ndaj Atletico Madridit

Thiago Silva dhe Tammy Abraham kanë mbetur jashtë dhe do të humbin ndeshjen e Ligës së Kampionëve nesër me Atletico Madridin në “Stamford Bridge”, së bashku me dyshen e pezulluar Jorginho dhe Mason Mount.

Trajneri gjerman Thomas Tuchel zbuloi se dyshja Thiago dhe Tammy do të mungojnë në ndeshjen e dytë kundër liderëve të La Ligas, por shpreson që dyshja të kthehet në aksion pas pushimeve ndërkombëtare, përcjellë KosovaPress.

“Ne nuk kemi lëndime të reja, por jemi pa dy lojtarë kryesorë për ne, Mount dhe Jorginho,” shpjegoi Tuchel në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes.

“Sidomos me Mason për aftësitë e tij sulmuese dhe fuqinë e tij për të thyer linjat me driblim të fortë dhe gjuajtjet e tij. Atletico është një nga skuadrat më të mira në Evropë e cila nuk jep shumë mundësi gjuajtjesh, kështu që natyrisht është një goditje të humbasësh një lojtar sulmues për një lojë të tillë si kjo.”

“Ata janë lojtarë të rëndësishëm për ne, por ne kemi një grup të fortë dhe duhet të përshtatemi dhe të gjejmë zgjidhje për këtë.”, shtoi Tuchel.

“Ne gjithashtu duhet të punojmë pa Thiago Silvan dhe Tammy Abraham për këtë lojë. Ata nuk janë ende gati, por me pushimin ndërkombëtar, unë besoj se do të na ndihmoj shumë dhe se do t’i kemi të gjithë në dispozicion.”

“Kështu që po na mungojnë katër lojtarë kryesorë për këtë lojë, por kjo e bën zgjedhjen pak më të lehtë, sepse ne mund të zgjedhim 23 lojtarë në Ligën e Kampionëve.”

“Ne do të përdorim të gjithë skuadrën. Ne mund të bëjmë pesë zëvendësime gjatë ndeshjes, kështu që kemi një ide të qartë se çfarë mund të bëjmë.”, tha në fund Tuchel.

Ngjarja paraprake

Doda: Lista e PS-së e Durrësit është e mbushur me kriminelë, popull nuk vihet nën thundrën e një bande

Ngjarja e ardhëshme

Llorente: Gattuso nuk më dha besim

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian