Chelsea kryeson garën për transferimin e Dembeles

Gjiganti anglez, Chelsea janë favorit kryesor të nënshkruajnë me Ousmane Dembele.

Dembele ka kontratë me Barcelonën deri në qershor të këtij viti dhe sipas raportimeve të fundit ai pritet të largohet këtë verë.

Siç njofton ‘Talksport’, Chelsea është favorit për të marrë shërbimet e Ousmane Dembele.

Duket se sulmuesi francez do të bëhet nënshkrimi i parë i Todd Boehly si pronari i ri i ‘Bluve’.

Dembele përfundon kontratën e tij këtë verë dhe do të shkonte në Londër si agjent i lirë pas pesë vitesh si lojtar i Barcelonës, ​​i cili u përpoq ta rinovonte atë, por u refuzua nga lojtari, siç raporton ‘AS’.

E ardhmja e Dembeles tani duket më afër Chelsea-t, tashmë i liruar nga sanksioni i qeverisë britanike, i cili përfundoi më 31 maj.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Horoskopi ditor, e diel 5 qershor 2022

Story i radhës

Sjellje të caktuara që duhet t’i shmangni patjetër me çdo shenjë horoskopi

Të fundit nga