Chelsea, kërkesë qeverisë britanike

Chelsea ka kërkuar që ndeshja çerefinale e FA Cup kundër Middlesbrough të zhvillohet me dyer të mbyllura për shkak të “integritetit sportiv”.

Qeveria britanike lejoi “blutë” e Londrës që të vazhdojnë të luajnë edhe pas ngrirjes së pasurive të pronarit të klubit, rusit Roman Abramovich, për shkak të lidhjeve të tij me Vladimir Putin.

Megjithatë në lejen e qeverisë, Chelseas i ndalohet që të shesë bileta, pra si rrjedhojë nuk mund të ketë tifozë në stadiume.

Kjo masë u vendos që Abramovich të mos nxirrte fitime nga ndeshjet e “bluve”. Chelsea nuk u lejua që të shiste biletat për ndeshjen kundër Riverside që u luajt më 10 mars, dita kur licensa hyri në fuqi.

Ndërsa së fundmi në një deklaratë për mediet Chelsea bëri me dije: “Një vendim i tillë do të ndikonte shumë në ndeshjen kundër Middlesbrough, e dimë që tifozët kanë blerë tashmë bileta, por ndeshja me dyer të mbyllur është mënyra më e drejtë e procedimit në rrethanat aktuale”.

Megjithatë nga qeveria britanike ende nuk është dhënë një vendim që lidhet me këtë ndeshje, e planifikuar për t’u zhvilluar të shtunën në orën 18:25.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

MASH: Përfundoi dialogu për avancimin e arsimit të mesëm professional, fillojmë me krijimin e politikës së regjistrimit për vitin shkollor 2022-2023

Story i radhës

Pete Davidson gdhend në këtë pjesë të trupit emrin e Kim

Të fundit nga