Chelsea arriti të fitonte Botërorin e Klubeve përballë Palmeiras, sfidë e cila përfundoi me shifrat 2-1. Kai Havertz që realizoi penalltinë vendimtare pasi goli hapës i Romelu Lukakut u zhvlerësua nga goli i Raphael Veiga për skuadrën braziliane.
Suksesi në Abu Dhabi pason fitoret e skuadrës londineze në Ligën e Kampionëve dhe Superkupën e Evropës gjatë nëntë muajve të fundit.
Në intervistën pas ndeshjes Thomas Thuchel ka treguar se të gjithë skuadrat e tjera janë “xhelozë” për arritjet e bluve të Londrës.
“Ne thamë në dhomën e zhveshjes, çfarë mundësie, të gjithë janë xhelozë për ne. Si djem, ne ëndërronim një finale të tillë. Është shumë e veçantë dhe donim të luanim pa asnjë keqardhje. Nëse shënon vonë, duhet fat për ta bërë këtë.
Ne ishim të pamëshirshëm, vazhduam të përpiqeshim, nuk u ndalëm. Nuk u dorëzuam. Ne patëm epërsinë, e humbëm përsëri, por nuk ndaluam kurrë së sulmuari. Kështu që unë mendoj se është e merituar, por është me fat nëse shënon vonë”, tregoi Tuchel për Channel 4.
The world is ours! 🌍 pic.twitter.com/Yl8F5OMIWv
— Chelsea FC (@ChelseaFC) February 12, 2022