Chelsea, gjesti i Alonso-s tërbon Frank Lampard

Marrëdhënia mes Marcos Alonso dhe Frank Lampard duket se nuk është aspak e mirë dhe prova e radhës ka ardhur në ndeshjen e fundit. Chelsea ka sfiduar WBA-në dhe ka bërë një sfidë me dy fytura.

Në pjesën e parë, Blutë janë mundur 3-0. Gjatë pushimit trajneri ka vendosur të shkundë skuadrën, duke zëvendësuar Alonso-n dhe Cesar Azpilicueta.

Një lëvizje që ka zemëruar mbrojtësin spanjoll. Lojtari ka vendosur të mos ulet në stol, duke preferuar të qëndrojë brenda autobusit të skuadrës.

Ky vendim ka tërbuar Lampard-in, siç ka bërë të ditur The Athletic. Trajneri nuk ka patur një ballafaqim të ashpër me Alonso-n, qëndrimi i të cilit te Chelsea është gjithmonë e më shumë në dyshim.

Gjithsesi, zgjedhjet teknike i kanë dhënë të drejtë trajnerit, me Chelsea-n e tij që ka arritur ta mbyllë ndeshjen në barazim 3-3.

Ngjarja paraprake

Lajm i hidhur: Vdes inxhinjeri nga Peja, s’i mbijetoji kancerit!

Ngjarja e ardhëshme

Kur programet dhe strategjitë bëhen vetëm me foto nëpër rrjete sociale!

të fundit nga